Ut infra, sic supra
Rreth nesh
Gjithnaja synon të jetë hapësirë virtuale ku filozofia jungiane, letërsia e arti bashkohen me shpirtëroren dhe mistiken, duke sjellë kështu reflektime mbi shtresat më të thella të përvojës njerëzore.
Fokusi mbetet mbi psikologjinë e thellësisë dhe rrymat artistike që lidhen me te, por gjithmonë ruhet vend edhe për mendime e ide përtej këtyre temave.
Rubrika Filozofi jungiane i është kushtuar elaborimit të teksteve nga veprat e Karl G. Jungut, përmes interpretimeve që synojnë ta bëjnë filozofinë e tij komplekse më të qasshme dhe më të kuptueshme. Çdo postim lidhet drejtpërdrejt me njërin nga librat e Jungut, kopertinat e të cilëve paraqiten në karuselin ilustrues, duke ofruar kështu një udhërrëfyes vizual dhe përmbajtësor për lexuesit që dëshirojnë të thellohen në mendimin jungian.
Rubrika Përse Jungu? synon të hedhë dritë mbi jetën, rrënjët dhe kontekstin ekzistencial që formësoi mendimin e Karl G. Jungut. Përmes një udhëtimi nëpër biografinë e tij personale dhe profesionale, marrëdhëniet familjare, ndikimet kulturore dhe përvojat formësuese, kjo rubrikë përpiqet të japë një përgjigje të shumëanshme ndaj pyetjes themelore: pse pikërisht Jungu? Çfarë është ajo që e bën mendimin e tij kaq të domosdoshëm për të kuptuar thelbin e ekzistencës, njëkohësisht të përkohshme dhe të përjetshme?